+355 44 536 660 [email protected]

Kthimi i Fondeve

Klientët e OxTrade pajtohen me rregulloren mbi kthimin e fondeve të detajuar më poshtë.

1. Klientët e OxTrade mund të kërkojnë të tërheqin një pjesë ose të gjitha fondet e depozituara në platformë në cdo moment. Për të proceduar klienti duhet të plotësojë dhe të dorëzojë pranë OxTrade, me E-mail, me postë, ose në zarf pranë zyrës së OxTrade, dokumentin e quajtur Kërkesë për Tërheqje.

2. OxTrade, me të marrë në dorëzim formularin e plotësuar, verfikon të dhënat e klientit

a) Konfirmon me telefon qëllimin e klientit (tërheqjen e fondeve)

b) Kontrollon llogarinë për të parë nëse ka transaksione aktive

– OxTrade nuk mund të kthejë fondet që klienti ka bllokuar si marzh për një transaksion ende të hapur në platformë, dhe nuk mund të mbyllë ose anullojë transaksionin në emër të klientit.

– Nëse rezulton që llogaria ka transaksione aktive, klienti lajmërohet dhe Kërkesa për Tërheqje pezullohet deri në momentin kur klienti të ketë mbyllur pozicionet/transaksionet e hapura

3. Fondet e klientit transferohen në llogari të klienti brënda 5 ditëve kalendarike, por jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga marrja e kërkesës

4. OxTrade nuk mban komisione për kthimin e fondeve tek klientët, dhe u sugjeron klientëve të informohen pranë institucioneve të tyre financiare në lidhje me tarifat e transaksioneve që institucioni përkatës aplikon.

5. Kthimi i fondeve kryhet vetën në llogarinë e klientit. OxTrade rezervon të drejtën e pezullimit të cdo kërkese për tërhqje në një llogari që nuk i përket klientit, si llogaritë e përbashkëta, llogari familjare ose të anëtarëve të familjes, llogari të palëve të treta, etj.

6. Në rastet kur klienti nuk përgjigjet për të konfirmuar tërheqjen OxTrade pezullon kërkesën deri në një komunikim të dytë me klientin

7. Aty ku është e aplikueshme OxTrade rezervon të drejtën për të mbajtur tatimin në burim në emër të klientit bazuar mbi legjislacionin në fuqi. Në këtë rast diferenca në fondet e kthyera do reflektojë tatimin në burim që OxTrade paguan pranë institucionit përkatës në emer të klientit. OxTrade pajis klientin me vërtetimet dhe dokumentacionin përkatës.

8. Nëse klienti kërkon të tërheqë fondet brënda ditës së punës, për kërkesa të cilat depozitohen pranë OxTrade para orës 12:00, OxTrade rezervon të drejtën t’i ngarkojë klientit një komision në vlerën 5% të vlerës së tërheqjes, por jo më pak se 25 €.

9. Tërheqja maksimale që lejohet nëpërmjet kartës (Visa/Mastercard) është 5000 €

10. Tërheqja në kartë lejohet vetën në rastet kur depozitimi i fondeve është kryer nëpërmjet së njëjtës kartë

KUJDES!

Transaksionet me levë financiare mbartin një nivel të lartë rreziku dhe nuk janë të përshtatshme për të gjithë investitorët. Mund të humbisni një pjesë ose të gjithë kapitalin e investuar, rrjedhimisht nuk është e këshillueshme të spekulloni me kapital që nuk mund të përballoni të humbisni. Para se të filloni të tregtoni lexoni me kujdes Deklaratën për Rrezikun.

Rezervo një konsultë falas

Informohu mbi llojet e llogarive dhe mundësitë që ju jep OxTrade.

Jeni rregjistruar me sukses! Do t'ju kontaktojmë së shpejti