+355 44 536 660 [email protected]

Platinium Investment Sh.p.k.

NUIS: L12407003S

Pallati Teknoprojekt, Kati 2/10,

Rruga Brigada VIII, Tiranë, Shqipëri

Marrëveshja

Aplikimi i Hapjes së Llogarisë, Kushtet e Bashkëpunimit, Deklarata mbi Rrezikun, Terminologjia Forex, Kushtet e Llogarisë, Kthimi i Fondeve dhe dokumentat e listuara me poshtë, përbëjnë Marrëveshjen kontraktore (Marrëveshja) me Klientin. Llogaria juaj do të aktivizohet sapo dokumentacioni të jetë marrë në dorëzim dhe verfikuar. Informacionet mbi llogarinë tuaj do të dërgohen nëpërmjet postës elektronike (E-mail).

Aplikimi për celjen e llogarisë OxTrade MT4 Live

1.     TE DHËNA PERSONALE        3.     EKSPERIENCA NË FUSHËN E SHËRBIMEVE FINANCIARE
Emri Forex (Nr. i transaksioneve)
☐ 0

☐ 10-50

☐ 1-10

☐ 50+

Mbiemri CFD (Nr. i transaksioneve)
☐ 0

☐ 10-50

☐ 1-10

☐ 50+

Datëlindja (dd – mm – vvvv) Aksione / Tituj
☐ 0

☐ 10-50

☐ 1-10

☐ 50+

Nr. ID / Pashaportë Të tjera / Derivativë
☐ 0

☐ 10-50

☐ 1-10

☐ 50+

Atësia Keni patur trajnim të mëparshëm në Forex, CFD?
☐ Po ☐ Jo
Vendbanimi / Adresa

(Rruga, godina, numer, qyteti, Shteti)

Keni eksperiencë pune ose kualifikime që ju ndihmojnë të kuptoni produktet tona?
☐ Po ☐ Jo
Sa kohë keni në këtë adresë? Keni informacion dhe a i kuptoni investimet në marzh?
☐ > 2 vite ☐ < 2 vite ☐ Po ☐ Jo
2.     TË DHËNA FINANCIARE Keni lexuar faqen tonë online dhe a i kuptoni rreziqet që këto investime mbartin?
Punësimi ☐ Po ☐ Jo
☐ I punësuar ☐ I papunë Jeni në dijeni për faktin se nëse cmimi i një transaksioni që keni hapur, lëviz në drejtim të kundërt me parashikimin ose pozicionimin tuaj në platformë, ju do të humbisni para nga ai transaksion?
☐ I vetëpunësuar ☐ Në pension
Të ardhurat vjetore ☐ Po ☐ Jo
Jeni në dijeni dhe a dini të përdorni funksionet “stop-loss” dhe “take-profit”?
Kursime në bankë ☐ Po ☐ Jo
4.     DEKLARATA FINALE      5.     KONFIRMIMI I KLIENTIT

 

Depozita fillestare e parashikuar Emër Mbiemër
   
  Data
 Konfirmoj se jam mbi 18 vjec dhe se informacioni i mësipërm është i vërtetë dhe i saktë  
  Firma
 

 

Dokumentacioni

I. Hapja e llogarisë për klientët individë:

1. Karta e Identitetit, Pashaporta, ose Leja e Drejtimit të Automjetit (1 dokument)

1.1.         Të jenë qartësisht të dallueshme ditelindja, numri i dokumentit, dhe foto e Klientit. Dokumenti duhet të jetë i vlefshëm ose i pa skaduar.

2. Vërtetim të adresës së banimit (1 dokument nga lista më poshtë)

2.1.         Konsiderojmë të pranueshme faturën e shërbimeve utilitare (OSHEE, UKT) ose një vërtetim bankar, ku të jenë qartësisht të dallueshme të dhënat e Klientit (emri, mbiemri, adresa).

2.2.         Dokumenti i paraqitur duhet të jetë i datuar 3 muajt e fundit.

2.3.         Dokumenti i paraqitur duhet të jetë me logo të institucionit lëshues.

3. Vërtetim i burimit të të ardhurave (2 nga lista më poshtë)

3.1.         Vërtetim bankar

3.2.         Vërtetim page nga punëdhenësi

3.3.         Deklarate personale të ardhurash të noterizuar

3.4.         Dokument tjetër që vërteton të ardhurat (deklaratë noteriale, ekstrakt biznesi, akt shitje, akt huamarrje/huadhënie, etj)

4. Prokurë e posacme nëse dikush tjetër do të tregtojë në emër të klientit.

II. Hapja e llogarisë për klientët institucione:

  1. Kopje e NIPT-it të institucionit
  2. Licensa përkatëse nëse është e aplikueshme
  3. Ekstrakt regjistrimi i institucionit
  4. Kopje të dokumentave identifikuese për aksionerët me mbi 10% të aksioneve
  5. Kopje të dokumentave identifikuese për përfaqësuesin ligjor
  6. Prokurë e posacme për perfaqësuesin ligjor për hapjen e llogarisë në emër të institucionit
  7. Deklaratë banke e tre muajve të fundit

Shoqëria Platinium Investment Shpk, për të plotësuar kriteret rregullatore, mund të kërkojë dokumenta shtesë.

Kushtet e Bashkëpunimit

Lidhja e kësaj marrëveshje ndërmjet Klientit dhe Platinium Investment Sh.p.k. (më poshtë referuar si “OxTrade”) bëhet në përputhshmëri me kushtet e mëposhtme dhe me cfarëdo marrëveshje të vecantë që mund të krijohet ndërmjet dy palëve në raste të caktuara.

Duke hyrë në këtë marrëdhënie biznesi, OxTrade dhe Klienti pranojnë të zbatohen këto kushte, të cilat, së bashku me formularin e hapjes së llogarisë, përbëjnë tërësinë e të drejtave dhe detyrimeve të palëve me qëllim rregullimin e marrëdhënies kontraktore ndërmjet tyre.

1. OxTrade

1.0.         OxTrade ofron shërbime këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbime të tjera ndihmëse për transaksionet në tregun e këmbimit valutor (Forex) dhe të kontratave për diferencën në cmim (CFD).

1.1.         OxTrade mundëson aksesin e Klientit në platformën elektronike online OxTrade MT4 (Metatrader 4).

1.2.         OxTrade nuk mban depozitat e klientëve, por ndërmjetëson nëpërmjet llogarive të posacme për transferimin e fondeve në llogari të platformës OxTrade MT4.

1.3.         OxTrade trajnon dhe edukon klientin rreth funksioneve të platformës dhe elementëve kryesorë që ndikojnë në luhajtjen e vlerave të instrumentëve

1.3.1.     Trajnim individual rreth opsioneve të platformës

1.3.2.     Trajnim individual rreth tregjeve financiare

1.3.3.     Trajnim individual rreth menaxhimit të rrezikut

2. Hapja e llogarisë personale

2.0.         Klienti do të krijoje aksesin e tij personal pranë OxTrade MT4. Klienti këtë e kryen personalisht, duke plotësuar fushat e kërkuara në formularin e posacëm për identifikimin e tij. Në rast se Klienti do të ketë nevojë për asistencë për plotësimin e fushave të kërkuara për krijimin e llogarisë OxTrade MT4, mund t’i drejtohet OxTrade për ndihmë.

2.1.         OxTrade, pas plotësimit të formularit dhe mbledhjes së dokumentacionit KYC nga Klienti, kryen verifikimet përkatëse dhe kontakton Klientin me qëllim aktivizimin e llogarisë.

2.2.         Klient merr një mesazh elektronik me kredencialet e aksesit në platformë

3. Depozitimi dhe tërheqja e fondeve

3.0.         Klienti do të transferojë nga llogaria personale në llogarinë e përcaktuar nga OxTrade, nëpërmjet bankës, shumën që ka vendosur të depozitojë. Kjo shumë do të përdoret për kryerjen e transaksioneve në platformën OxTrade MT4.

3.1.         OxTrade ka detyrimin që të transferojë menjëherë, por në çdo rast jo më vonë se 24 orë, këtë shumë tek platforma OxTrade MT4 në llogari të Klientit, me qëllim bërjen e saj të disponueshme dhe aksesueshme nga ana e Klientit për kryerjen e veprimeve në platformë.

3.2.         OxTrade nuk mban asnjë fond të Klientit, por këto fonde do të jenë të transferuara pranë platformës OxTrade MT4 në formën e marzhit, në mënyrë që Klienti të ketë mundësinë të kryejë veprimet online nëpërmjet platformës elektronike OxTrade MT4.

3.3.         OxTrade nuk ushtron asnjë të drejtë mbi fondet e Klientit në momentin e transferimit si dhe nuk mund të përdorë fondet e klientit në asnjë mënyrë dhe për asnjë qëllim, por kryen vetëm transferimin e tyre në platformën OxTrade MT4.

3.4.         Në rast të zgjidhjes së marrëdhënies kontraktore, OxTrade mundëson transferimin e shumës gjëndje nga platforma OxTrade MT4 tek llogaria bankare e Klientit.

3.5.         Në rastet kur Klienti do të kërkojë transferimin e shumës gjëndje në llogari nga platforma OxTrade MT4 tek llogaria bankare e Klientit, me qëllim zgjidhjen e marrëdhenies kontraktore, atëhere OxTrade, pas marrjes së kërkesës me shkrim ose e-mail nga ana e Klientit, do të instruktojë kalimin e shumë së mbetur në llogari pranë platformës OxTrade MT4, nga platforma OxTrade MT4 tek llogaria bankare e Klientit, menjëherë por në çdo rast jo më vonë se 48 orë pune.

3.6.         Për cdo tërheqje nga platforma klienti duhet të plotësojë Kërkesën për Tërheqje, document i cili është pjesë integrale e kësaj marrëveshje.

3.7.         Para se të kryejë një tërheqje nga platforma klienti duhet të mbyllë transaksionet active.

3.8.         OxTrade mund të lejojë klientin të tërheqë nga platforma edhe në rastet kur klienti ka ende pozicione aktive me anë të një miratimi nga administrator.

4. Identifikimi i Klientit

4.0.         Ne përputhje me legjislacionin për të evituar pastrimin e parave si dhe financimin e terrorizmit, hapja e cdo llogarie apo mirëmbajtja e cdo marrëdhënie kontraktuale me Klientin, është subjekt i një procesi identifikimi të të dhënave të Klientit nga OxTrade. Ky përpunim dhe identifikim do të bëhet bazuar në legjislacionin Shqiptar dhe rregullat e paracaktuara në lidhje me luftën kundra pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

4.1.         OxTrade do të vendosë hyrjen në marrëdhenie biznesi me Klientin vetëm pasi të ketë marrë dokumentacionin që konsiderohet i nevojshëm bazuar me ligjet dhe rregulloret ne fuqi dhe të vlerësojë nëse klienti është në përputhje të plotë me kërkesat rregullatore.

4.2.         Klienti pranon të paraqesë të gjitha dokumentat e kërkuara dhe është përgjegjës për të informuar OxTrade në cdo moment që ndonjë detaj ndryshon.

4.3.         Në cdo rast që OxTrade e konsideron të nevojshme, Klientit mund ti kërkohet të paraqesë dokumenta shtesë në lidhje me përfitimet ekonomike të marra nga kjo marrëdhënie biznesi.

4.4.         Klienti garanton vërtetësinë e cdo dokumenti që i paraqitet OxTrade.

4.5.         OxTrade përjashtohet nga cdo përgjegjësi në lidhje me vërtetësinë, saktësinë dhe vlefshmërinë e dokumentave të dorëzuara.

5. Komisionet

5.0.         OxTrade nuk do t’i mbajë komisione ose pagesa të tjera të Klientit përvec atyre të publikuara ne faqjen e internetit http://oxtrade.al/llojet-e-llogarive/.

5.1.         OxTrade do të njoftojë dhe marrë miratimin e Klientit në rast se do të vendosë të aplikojë komisione për shërbimin e ofruar ndaj Klientit. Në rast se Klienti nuk do të paguajë komisionet atëherë duhet të njoftojë me shkrim ose E-mail OxTrade. Në këtë rast lind e drejta për secilën nga palët të vendosë të përfundojë/zgjidhë kontratën.

5.2.         OxTrade nuk mban komisione për depozitimin ose tërheqjen e fondeve, por bankat me të cilat operon mund të mbajnë komisione për transaksionet e kryera midis llogarive të OxTrade dhe të Klientit. Në rastet kur bankat do mbajnë komision për fondet në mbërritje, ose për transfertat në llogari të klientit, OxTrade i lind e drejta që këtë komision ta reflektojë tek llogaria e Klientit.

6. Mbrojtja e të Dhënave Personale

6.0.         OxTrade do të mbledhë dhe përpunojë të dhëna të ndryshme personale për hapjen dhe mirëmbajtjen e llogarive prandaj Klienti e autorizon OxTrade të mbledhë dhe procësojë këto të dhëna në përputhje me legjislacionin mbi mbrojtjen e të dhënave. OxTrade garanton se përpunimi i të dhënave midis OxTrade dhe partnerëve tëknologjikë (palëve të treta), bëhet vetëm me qëllim përmirësimin e infrastrukturës së shërbimeve.

6.1.         OxTrade ka detyrimin e mbrojtjes së të dhënave personale të Klientit në bazë te ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen personale të të dhënave” dhe akteve nënligjore të nxjerra ne zbatim te tij.

6.2.         Klienti ka akses tek të dhënat e mbledhura dhe mund të kërkojë korrigjimin e pasaktësive ose fshirjën e të dhënave bazur mbi legjislacionin në fuqi.

7. Bonusi

7.0.         Klientët të cilët kualifikohen për bonus

7.0.1.     Klientët e rinj

7.0.2.     Klientët me një depozitë minimale 2000 euro

7.0.3.     Klientët që pranojnë kushtet e bonusit

7.0.4.     Sipas promocioneve të caktuara nga OxTrade

7.1.         Kushtet e bonusit

7.1.1.     Afati i skadimit 3 muaj

7.1.2.     Për të maturuar dhe tërhequr bonusin klienti duhet të gjenerojë 10,000 euro volum transaksionesh për cdo 1 euro bonus brënda afatit të skadencës

7.1.3.     Fitimet në llogari si rezultat i transaksioneve gjatë periudhës kur bonusi ende nuk është maturuar nuk mund të tërhiqen. Ato llogariten në mënyre proporcionale dhe vetëm pjesa e fondeve të klientit dhe fitimet përkatëse mund të terhiqen.

7.1.4.     Nëse klienti humb të gjitha fondet në llogari, përfshirë bonusin, klienti detyrohet të plotësojë diferencën e pa maturuar të bonusit duke mbetur debitor për shumën në fjalë

7.2.         Me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit, Klienti pranon kushtet e bonusit.

8. Ankesat dhe Korrigjimet e gabimeve në llogari

8.0.         Klienti duhet të informojë OxTrade për cdo gabim që mund të përmbajë informacioni që i transmetohet Klientit nga OxTrade dhe ankesat duhet të paraqiten me shkrim pranë zyrave të OxTrade ose E-mail në adresën [email protected]

8.1.         Nëse ankesa nuk paraqitet me shkrim, OxTrade e merr të mirëqënë se informacioni i transmetuar është i saktë dhe se Klienti bie dakort me këtë informacion.

8.2.         Në rast se OxTrade ka kredituar ose debituar gabimisht një shumë të caktuar në llogarine e Klientit, OxTrade duhet të njoftojë Klientin para se të kryejë ndryshimet dhe të korrigjojë gabimet.

9. Mënyra e komunikimit me OxTrade – Klient

9.0.         Format e pranuara të komunikimit me Klientin janë: E-mail, Posta, Letra të dorëzuara drejtpërsëdrejti në zyrë.

9.1.         Nëse Klienti preferon telefonin si mjet komunikimi edhe kjo është formë e pranueshme nga ne, por Klienti mban pergjegjësinë për keqkuptimet e mundëshme si pasojë e komunikimit me telefon dhe duhet të njoftoje OxTrade në momentin e parë që kupton se kanë ndodhur keqkuptime.

9.2.         OxTrade nuk e konsideron postën elektronike (E-mail) si mjet të sigurtë komunikimi, duke qënë se munt të aksesohet nga persona të paautorizuar, prandaj ka të drejtë të refuzojë veprime që janë instruktuar nëpërmjet E-mail pa marrë një konfirmim të dytë nga Klienti, dhe OxTrade nuk mban përgjegjësi për pasojat e refuzimit.

9.3.         Merret e mirëqënë se të gjitha komunikimet adresuar OxTrade nga Klienti, qofshin këto E-mail, Postë, letër, apo telefon, jane autorizuar nga vetë Klienti, përvec atyre rasteve kur OxTrade dyshon se nuk është kështu.

9.4.         Në rast se është e nevojshme për të transmetuar informacion me korrespondencë të shkruar, ajo konsiderohet efektive për sa kohë është nisur nga adresa që ka Klienti në llogarinë e tij me OxTrade.

9.5.         OxTrade në asnjë moment nuk do t’ju kërkojë të dhënat personale te aksesit ose kredencialet (fjalëkalimi, përdoruesi) dhe ju në asnjë moment nuk duhet ti bëni publike për asnjë arsye të dhënat tuaja.

10. Njohja me rrezikun e operimit në Forex

10.0.      Klienti konfirmon se është plotësisht i vëtëdijshëm për rreziqet e lidhura me investimin në tregun e kembimit te vlerave monetare (Forex) dhe të kontratave për diferencën në cmim (CFD) dhe mbi të gjitha Klienti i pranon dhe i kupton këto rreziqe.

10.1.      Klienti kupton dhe bie dakort që OxTrade do të kryeje vetëm përgjegjësitë e listuara në këtë marrëveshje.

10.2.      OxTrade nuk jep sigurinë dhe garancinë se një transaksion i caktuar do të rezultojë sipas preferencës së Klientit dhe në përfitimin e tij financiar. Klienti konfirmon se do të jetë i besueshëm dhe i gatshëm për t’i u përgjigjur detyrimeve financiare që mund të nga bashkëpunimi me OxTrade.

10.3.      Vlerat e instrumentëve Forex ose CFD mund të ndryshojnë cmim në varësi të, por jo limituar, ndryshimit të kërkesës në treg për një vlerë të caktuar, rregullat e tregut ndërkombëtar për vlerat monetare, ngjarjet politike, zhvillimi ekonomik, inflacioni, orarit të tregtimit, etj.

10.4.      Investimet në Forex lejojnë luhatje të mëdha nga një periudhë kohore ne tjetrën, prandaj rezultatet e mëparshme nuk janë domosdoshmërisht garanci për rezultatet e ardhshme.

10.5.      Klienti nuk mund të kryejë transaksione të tjera kur gjendja e llgarisë (equity) është sa 100% ose më pak se vlera e marzhit të ekspozuar

Shëmbull:

Gjëndja                (equity)                100 euro

Marzh                  100 euro

Margin Call           100 / 100 x 100% = 100% (njoftim për nivel të ulët të marzhit)

100% nënkutpon që klienti ka ekspozuar 100 EUR të depozitës ose gjëndjes së llogarisë dhe nuk ka më fonde për të hapur transaksione të reja

10.6.      Transaksionet aktive në platformë mbyllen automatikisht kur gjëndja e llogarisë (equity) është sa 50% e vlerës së marzhit të ekspozuar:

Shëmbull:

Gjëndja (equity)     100 euro

Marzh                   100 euro

Margin Call            50 / 100 x 100% = 50% (aktivizim automaktik i llogjikës së sistemit për mbrojtjen e kapitalit të mbetur si rezultat i nivelit kritik të marzhit)

50% nënkupton që klienti ka ekspozuar 100 EUR të depozitës dhe eskpozimi ka gjeneruar 50 EUR humbje

11. Procesi i këshillimit

11.0.      OxTrade mund t’i japë këshilla Klientit në lidhje me mënyrën e përdorimit të platformës OxTrade MT4 dhe këto këshilla OxTrade është e gatshme t’ia transmetojë Klientit në momentin e firmosjes së marrëveshjes dhe të hapjes së llogarisë.

11.1.      Këshillat e OxTrade bazohen mbi analizat, studimet dhe raportet e krijuara nga burimet e shoqërisë

11.2.      Klienti deklaron se nuk do mbajë OxTrade përgjegjës, dhe nuk do të kërkojë dëmshpërblim për rezultatet e transaksioneve si rrjedhojë e ndjekjes së këshillave të OxTrade.

11.3.      OxTrade vë në dispozicion të Klientit analiza ose raporte të vazhdueshme që do ti komunikohen Klientit sipas mënyrës që kanë rënë dakort të dyja palët.

11.4.      Klienti do kryejë analizat personale, dhe nuk do mbajë përgjegjës OxTrade për ndërmarrjen e transaksioneve në platformën OxTrade MT4 si rrjedhojë e interpretimit të analizave ose raporteve që ai vet disponon ose atyre të dërguara nga OxTrade.

11.5.      OxTrade organizon trajnime dhe material trajnuese për të ndihmuar Klientin me procesin e tregtimit. Përmbajtja e trajnimeve dhe e materiale trajnuese nuk do të konsiderohet si këshillë për investim, dhe OxTrade nuk mban përgjegjësi nëse klientin vepron në platformën OxTrade MT4 duke konsideruar trajnimet si këshilla.

12. Përfundimi/zgjidhja e marrëveshjes.

12.0.      OxTrade ka të drejtë të zgjidhë kontratën në cdo moment duke lajmëruar Klientin paraprakisht me shkrim qoftë kjo letër e thjeshtë, faks, apo E-mail. Vendimi për të ndërprerë kontratën bëhet i vlefshëm në momentin që letra është pranuar në postë, ose në rastet e tjera menjëhere pas nisjes së informacionit.

12.1.      Klienti ka të drejtën të zgjidhë kontratën me OxTrade në çdo kohë. Klienti duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim ose E-mail pranë OxTrade.

12.2.      Me përfundimin e kontratës, cdo balancë e mbetur e Klientit tek OxTrade MT4 do të kalohet menjëherë në llogarinë bankare të Klientit pa patur nevojë për njoftim paraprak.

13. Kufizimi i përgjegjësisë

13.0.      Vendimet për përdorimin dhe mënyrën e disponimit të vlerave monetare do të merren nga Klienti, nën përgjegjësinë e vetme të tij apo përfaqësuesve të tij ligjorë. Klienti këshillohet të jetë i mirëinformuar përpara së të ndërmarë vendime mbi tregtinë apo shkëmbimin e vlerave monetare.

13.1.      OxTrade e keshillon Klientin të mos kryejë transaksione nëse nuk ka informacion të mjaftueshëm si dhe nëse nuk ështe i qartë plotesisht mbi gjëndjen dhe rrezikun financiar që mbart aktiviteti në platformës OxTrade MT4

13.2.      Platinium Investment Sh.p.k. vë në dijeni Klientin që të marrë në konsideratë faktin se veprimet me marzh (ose transaksionet me levë financiare) janë veprime te cilat paraqesin një rrezik të lartë dhe mund të shoqërohen me humbjen e shumës së depozituar.

13.3.      Klienti kupton dhe është dakort që cdo humbje ose shtim i shumës fillestare të depozituar, është rezultat i veprimeve dhe transaksioneve të klientit

13.4.      Klienti kupton dhe bie dakort, se në rast të humbjes së shumës së depozituar, të mos bëjë pergjegjëse shoqërinë Platinium Investment Sh.p.k. dhe të mos kërkojë asnjë dëmshpërblim, kompensim për humbjet etj, nga ana e Platinimum Investment Sh.p.k.

13.5.      Klienti bie dakort të se ka lexuar dhe pranon Deklaratën mbi Rrezikun bashkëlidhur

14. Ndryshimet e mundshme të kushteve

14.0.      Kushtet janë subjekt i ndryshimeve. OxTrade do të informoje Klientin për ndryshimet e bëra por Klienti është vetë pergjegjës të marë, lexojë dhe kuptojë kushtet e mësipërme dhe cdo ndryshim të bërë në to.

15. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

15.0.      Palet do ti zgjidhin mosmarrëveshjet me mirëkuptim, ne rast të kundërt mund t’i drejtohen Gjykatës së Tiranës.

16. Kjo kontratë përpilohet në 2 (dy) kopje origjinale të barazvlefshme

Deklarata mbi Rrezikun

OxTrade ka si qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e tregut mbi risitë dhe oportunitetet në fushën e menaxhimit të parasë. Tregu i valutave ofron mundësi përfitimi për të gjithë investitorët (individë, profesionistë, institucione) që kërkojnë të shtojnë burimet e të ardhurave, ose për ti optimizuar ato.

Transaksione spekullative me rrezikshmëri të lartë financiare.

Kujdes! Transaksionet në FOREX janë shumë spekullative, me levë të lartë financiare, dhe mbartin një nivel të lartë rreziku dhe nuk janë të përshtatshme për të gjithë investitorët. Mund të humbisni një pjesë ose të gjithë kapitalin e investuar, rrjedhimisht nuk është e këshillueshme të spekulloni me kapital që nuk mund të përballoni të humbisni.

FOREX & CFD janë produkte financiare komplekse, dhe si të tillë mbartin një nivel të lartë rreziku financiar. Shumica e produkteve të tregtuara në platformat e OxTrade nuk kanë afate maturimi, dhe është vetë investitori qe vendos se kur instrumenti i përzgjedhur duhet maturuar, ose kur duhet hapur ose mbyllur transaksioni.

Pranimi i rreziqeve

Investitorët, klientët dhe kushdo që akseson platformat e OxTrade, i kupton, është i ndërgjegjshëm, dhe i pranon rreziqet e transaksioneve në këto platforma. Gjithashtu, investitorët, klientët, ose kushdo që akseson platformat e OxTrade deklaron se është financiarisht i gatshëm, dhe pranon të marrë përsipër humbjet e kapitalit të investuar.

Rreziqe teknike

Tregtimi online nëpërmjet internetit.

Shoqëria Platinium Investment Sh.p.k. nuk mban përgjegjësi ligjore ose financiare për asnjë humbje, reklamim, dëmtim, të shkaktuar në mënyre të drejtpërdrejtë ose jo, nga mosfunksionimi, keqfunksionimi, ndërprerja e shërbimit ose e lidhjes me internetin.

Tregtimi nëpërmjet telefonit.

Shoqëria Platinium Investment Sh.p.k. nuk mban përgjegjësi ligjore ose financiare për asnjë humbje, reklamim, dëmtim, të shkaktuar në mënyre të drejtpërdrejtë ose jo, nga mosfunksionimi, keqfunksionimi, ndërprerja e shërbimit ose e lidhjes nëpërmjet sistemit telefonik, dhe nuk garanton disponueshmërinë e lidhjes telefonike.

Rreziqet e tregut

Klientët, investitorët, ose kushdo që akseson platformat e OxTrade pranojnë se tregjet mund të kenë momente aktiviteti jonormale, si rrjedhojë e ngjarjeve të mundshme ekonomike ose politike, duke përfshirë dhe pa u kufizuar në lajmet dhe përditësimet mediatike, të cilat ndikojnë në afatet e ekzekutimit, ose në ekzekutimin ose jo të transaksioneve të instruktuara.

Komunikimi

OxTrade nuk mban përgjegjësi ligjore ose financiare për asnjë humbje, reklamim, dëmtim, të shkaktuar në mënyre të drejtpërdrejtë ose jo, si rrjedhojë e vonesës në komunikim ose të mos marrjes të njoftimeve të dërguara nga OxTrade.

Klientët, investitorët, ose kushdo që akseson platformat e OxTrade, pranon se informacioni i transmetuar nëpërmjet E-mail, pavarësisht se mund të jetë i kodifikuar, nuk është i mbrojtur nga aksesi i personave të paautorizuar.

Terminologjia

Klientët, investitorët, ose kushdo që akseson platformat e OxTrade pranon se është informuar me Terminologjinë Forex, e cila përmban fjalorin bazë të termave të përdorura në Forex.

Kostot e operimit në Forex

Para se të angazhohen në transaksionet Forex klientët duhet pranojnë se janë në dijeni dhe i kuptojnë kostot e angazhimit të listuara më poshtë:

  • Spread
  • Swap
  • Komisione

Kufizimi financiar & ligjor

Investitori, klienti, ose kushdo që akseson platformat e OxTrade, deklaron se zhvezh nga përgjegjësia shoqërinë Platinium Investment Sh.p.k., për cdo transaksion të ndërmarrë nga ata vetë (investitori, klienti, kushdo që akseson platformat e OxTrade), në mënyrë të vetëdijshme apo aksidentale, nëpërmjet llogarisë së tyre personale.

Konflikti i interesit

OxTrade nuk është kundërparti në transaksionet tuaja, dhe si e tillë nuk ka konflikt të drejtpërdrejtë interesi.

Klienti deklaron se ka lexuar, është informuar, i kupton dhe i pranon rreziqet që mbartin investimet në Forex & CFD, me marzh.

Kthimi i Fondeve

Klientët e OxTrade pajtohen me rregulloren mbi kthimin e fondeve të detajuar më poshtë.

Klientët e OxTrade mund të kërkojnë të tërheqin një pjesë ose të gjitha fondet e depozituara në platformë në cdo moment. Për të proceduar klienti duhet të plotësojë dhe të dorëzojë pranë OxTrade, me E-mail, me postë, ose në zarf pranë zyrës së OxTrade, dokumentin e quajtur Kërkesë për Tërheqje (bashkëlidhur dhe/ose http://www.oxtrade.al/Kërkesë-për-Tërheqje).

  1. OxTrade, me të marrë në dorëzim formularin e plotësuar, verfikon të dhënat e klientit
  2. Konfirmon me telefon qëllimin e klientit (tërheqjen e fondeve)
  3. Kontrollon llogarinë për të parë nëse ka transaksione aktive
    1. OxTrade nuk mund të kthejë fondet që klienti ka bllokuar si marzh për transaksione ende të hapura në platformë dhe nuk mund të mbyllë ose anullojë transaksionin në emër të klientit pa patur një marrëveshje të posacme
    2. Nëse rezulton që llogaria ka transaksione aktive, klienti lajmërohet dhe Kërkesa për Tërheqje pezullohet deri në momentin kur klienti vendos të mbyllë pozicionet/transaksionet e hapura
  4. Fondet e klientit transferohen në llogari të klienti brënda 5 ditëve kalendarike, por jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga marrja e kërkesës
  5. OxTrade nuk mban komisione për kthimin e fondeve tek klientët, dhe u sugjeron klientëve të informohen pranë institucioneve të tyre financiare në lidhje me tarifat e transaksioneve që institucioni përkatës aplikon.
  6. Kthimi i fondeve kryhet vetën në llogarinë e klientit. OxTrade rezervon të drejtën e pezullimit të cdo kërkese për tërhqje në një llogari që nuk i përket klientit, si llogaritë e përbashkëta, llogari familjare ose të anëtarëve të familjes, llogari të palëve të treta, etj.
  7. Në rastet kur klienti nuk përgjigjet për të konfirmuar tërheqjen OxTrade pezullon kërkesën deri në një komunikim të dytë me klientin
  8. Aty ku është e aplikueshme OxTrade rezervon të drejtën për të mbajtur tatimin në burim në emër të klientit bazuar mbi legjislacionin në fuqi. Në këtë rast diferenca në fondet e kthyera do reflektojë tatimin në burim që OxTrade paguan pranë institucionit përkatës në emër të klientit.
  9. OxTrade pajis klientin me vërtetimet dhe dokumentacionin përkatës.
  10. Nëse klienti kërkon të tërheqë fondet brënda ditës së punës, për kërkesa të cilat depozitohen pranë OxTrade pas orës 12:00, OxTrade rezervon të drejtën t’i ngarkojë klientit një komision në vlerën 5% të vlerës së tërheqjes, por jo më pak se 25 €.
  11. Tërheqja maksimale që lejohet nëpërmjet kartës (Visa/Mastercard) është 5000 €
  12. Tërheqja në kartë lejohet vetën në rastet kur depozitimi i fondeve është kryer nëpërmjet së njëjtës kartë

 

KUJDES!

Transaksionet me levë financiare mbartin një nivel të lartë rreziku dhe nuk janë të përshtatshme për të gjithë investitorët. Mund të humbisni një pjesë ose të gjithë kapitalin e investuar, rrjedhimisht nuk është e këshillueshme të spekulloni me kapital që nuk mund të përballoni të humbisni. Para se të filloni të tregtoni lexoni me kujdes Deklaratën për Rrezikun.

Rezervo një konsultë falas

Informohu mbi llojet e llogarive dhe mundësitë që ju jep OxTrade.

Jeni rregjistruar me sukses! Do t'ju kontaktojmë së shpejti