+355 44 536 660 [email protected]

Metatrader 4

MT4 është platforma më popullore në botë për transaksionet FOREX. Nëpërmjet kësaj platforme elektronike online kushdo mund të tregtojë FOREX, të analizojë tregjet financiare, dhe të përdorë aplikacionet statistikore që shoqërojnë këtë platformë si pjesë integrale operacionale.

Përvec funksioneve standarde, Metatrader 4 mundëson akses në një rrjet ndërkombëtar aplikacionesh dhe funksionesh që janë menduar posacërisht për ata që kërkojnë të eksperimentojnë me ide dhe strategji të gatshme ose të personalizuara.

Miliona përdorues në mbarë botë zgjedhin platformën MT4 pë të përfituar nga oportunitetet në tregjet financiare. Krahas aplikacioneve të pëmendura më sipër, Metatrader 4 mundëson analiza teknike të avancuara, sistem transaksionesh fleksibël dhe kapacitete algoritmike, për të gjitha nivelet e përdoruesve.

KUJDES!

Transaksionet me levë financiare mbartin një nivel të lartë rreziku dhe nuk janë të përshtatshme për të gjithë investitorët. Mund të humbisni një pjesë ose të gjithë kapitalin e investuar, rrjedhimisht nuk është e këshillueshme të spekulloni me kapital që nuk mund të përballoni të humbisni. Para se të filloni të tregtoni lexoni me kujdes Deklaratën për Rrezikun.

Rezervo një konsultë falas

Informohu mbi llojet e llogarive dhe mundësitë që ju jep OxTrade.

Jeni rregjistruar me sukses! Do t'ju kontaktojmë së shpejti