+355 44 536 660 [email protected]

Termat & Kushtet e përdorimit

Kushdo që akseson faqet e OxTrade,

http://www.oxtrade.al,

në pronësi të shoqërisë Platinium Investment Sh.p.k, bie dakort me kushtet në vijim:

Përmbajtja e faqes/faqeve/nënfaqeve të OxTrade, është subjekt i të drejtave të autorit me të gjitha të drejtat e rezervuara. Cdo shkarkim apo kopjim nga faqja e OxTrade, nuk do të konsiderohet si transferim i të drejtave tek ju. Ju nuk mund të riprodhoni (pjesërisht apo tërësisht), transmetoni, në rrugë elektronike apo cdo mënyrë tjetër, të modifikoni apo përdorni përmbajtjen e faqes së OxTrade për qëllime përfitimi, pa marrë paraprakisht miratimin me shkrim. Gjithashtu, OxTrade rezervon të drejtën që në cdo kohë të kryejë modifikime apo ndryshime  të përmbajtjes së faqeve të pëmëndura këtu, përfshirë dhe fshirjen, të gjithë ose pjesërisht, pa paralajmërim.

Interpretimi i informacionit të publikuar

Përmbajtja e faqes se OxTrade nuk do të interpretohet si kërkesë ose ofertë, apo rekomandim për të siguruar, disponuar, apo ekzekutuar ndonjë investim ose për t’u angazhuar në ndonjë tjetër transaksion financiar ose jo. Informacionet dhe opinionet që faqja e OxTrade përmban, mundësohen pa garanci të asnjë lloji, të shprehur apo të nënkuptuar.

Përgjegjësi e kufizuar

Në asnjë rast, përfshirë dhe pa u kufizuar në neglizhencën, Platinium Investment Sh.p.k., nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë humbje apo dëmtim të cfarëdo lloji, përfshirë dhe pa u kufizuar në dëme të drejtpërdrejta apo të tërthorta, ardhur si pasojë apo në lidhje me aksesimin, përdorimin, performimin, shfletimin apo ndërlidhjen me faqen e internetit të OxTrade.

Faqe të tjera të lidhura

Gjate aksesimit në ndonjë apo disa prej faqeve të internetit lidhur me faqen e OxTrade ju mund të dilni nga kjo e fundit. OxTrade ju njofton se nuk ka verifikuar asnjë prej faqeve të internetit lidhur me të dhe nuk vërteton apo mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve apo produkteve, shërbimeve ose artikujve të tjerë të ofruar nëpërmjet faqeve të lidhura me faqen/faqet/ndërfaqet e OxTrade.

Adresa dhe mënyrat e kontaktit

OxTrade

Platinium Investment Sh.p.k.

Pallati Teknoprojekt, Kati 1

Rruga Brigada VIII, Tiranë, Shqipëri

Tel: 044 536 660

Privatësia – Mbrojtja e të dhënave personale

Disa prej fushave të faqes së internetit te OxTrade mund të kërkojnë nga përdoruesi që të regjistrohet online duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale. OxTrade thekson se dicka e tillë është një kërkese opsionale të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht t’a japë si informacion për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilin informacioni kërkohet.

Në kuadrin e sigurisë së të dhënave, OxTrade ju kujton se pasi informacioni ka mbërritur në serverin e OxTrade, kjo e fundit implementon sisteme sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. . 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen personale të të dhënave” dhe akteve nënligjore të nxjerra ne zbatim te tij. Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të tërë informacionin e kërkuar.

Gjithashtu, me plotësimin e regjistrimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ana e OxTrade vetëm për përdorim të brendshëm të Platinium Investment Sh.p.k., dhe vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale.

Në cdo moment pasi perdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në fushat specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë OxTrade, të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë korrigjimin e tyre .

Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale nga ana e OxTrade, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën e mëposhtme:

Privatësia

Platinium Investment Sh.p.k.

Pallati Teknoprojekt, Kati 1

Rruga Brigada VIII, Tiranë, Shqipëri

Tel: 044 501 888

KUJDES!

Transaksionet me levë financiare mbartin një nivel të lartë rreziku dhe nuk janë të përshtatshme për të gjithë investitorët. Mund të humbisni një pjesë ose të gjithë kapitalin e investuar, rrjedhimisht nuk është e këshillueshme të spekulloni me kapital që nuk mund të përballoni të humbisni. Para se të filloni të tregtoni lexoni me kujdes Deklaratën për Rrezikun.

Rezervo një konsultë falas

Informohu mbi llojet e llogarive dhe mundësitë që ju jep OxTrade.

Jeni rregjistruar me sukses! Do t'ju kontaktojmë së shpejti