+355 44 536 660 [email protected]

Terminologjia FOREX

FOREX / Foreign Exchange:

Këmbimi valutor.  Ky term i referohet aktivitetit dhe tregut të transaksioneve nëpërmjet platformave elektronike online.

CFD / Contract For Difference:

Kontrata për ndryshimet në cmim. Ky term i referohet produkteve që përfshihen në transaksionet në FOREX. CFD-të janë strukturuar në mënyrë që të pasqyrojnë lëvizjen dhe ndryshimet në kohë reale të cmimeve të instrumentave të cilat këto CFD përfaqësojnë.

Pra, investitorët në asnjë moment nuk marrin në pronësi, ose nuk këmbejnë fizikisht instumentat të cilat ata tregtojnë në platformë, por ata thjesht pozicionohen nëpërmjet llogarisë së tyre në platformë (ose bllokojnë në llogarinë personale) me vlerën ekuivalente të transaksionit, vlerë kjo e cila ndryshon në kohë reale sipas lëvizjeve të cmimeve të instrumentave përkatës në bursat ndërkombëtare.

Instrument:

Ky term i referohet llojeve të ndryshme të CFD-ve që përdoren për transaksionet në FOREX.

Pip / percentage interest point:

Pikë përqidje. Ky term i referohet njësisë më të vogël të cmimit/vlerës së instrumentëve që tregtohen ne FOREX. Për valutat 1 pip është e barabartë me 0.0001 njësi të cmimit të një valute, përjashtuar rasti i JPY (Jeni japonez) ku 1 pip është baraz me 0.01.

Lot:

Njësia standard e volumit.

1 Lot standard = 100,000 njësi të valutës bazë

1 Mini Lot = 0.1 Lot = 10,000 njësi të valutës bazë

1 Micro Lot = 0.01 Lot = 1,000 njësi të valutës bazë

Spread:

Niveli i normës. Ky term i referohet diferencës së cmimit të blerjes me cmimin e shitjes.

Shembulli 1.

USD / ALL            130.0000 Lek në blerje   128.0000 Lek në shitje

Pra, duhen 130 lek për të blerë 1 USD, por nëse do shesësh 1 USD banka do paguajë vetëm 128.

Niveli i normës / Spread në këtë rast është: 130 – 128 = 2 Lek (fitimi i bankës për ekzekutimin e transaksionit,  I cili në pip = 2,000)

Shembulli 2.

EUR/USD             1.1235 USD në blerje      1.1234 USD në shitje

Pra, duhen 1.1235 USD për të blerë 1 EUR, dhe 1 EUR shitet për 1.1234.

Niveli i normës / Spread në këtë rast është 1.1235 – 1.1234 = 0.0001 USD ose 1 pip

Swap:

Svap i normës së interesit. Ky term i referohet diferencës së normave të interesit midis instrumentave që tregtohen në FOREX. Në FOREX tregtohet me levë financiare, dhe kjo nënkupton që platforma të mundëson një vlerë ekuivalente të parave të depozituara shumëfishuar me nivelin e levës së përzgjedhur. Ky facilitet shoqërohet me disa kosto që janë të lidhura ngushtë me normat e interesit të valutave të përfshira në transaksion. Nëse transaksionit mbahet hapur për më shumë se një ditë llogaria kreditohet ose debitohet me diferencën e normave te interesit plus vlerën e shtuar nga banka e cila mundëson transaksionin.

Shembulli 1.

Bli 1 lot EURUSD

Norma e interesit EUR: 0.0000%

Norma e interesit USD: 0.5000%

Do blejmë EUR dhe do shesim USD (do blejmë EURUSD)

Swap = – (Volumi_i_transaksionit x (diferenca_e_normave_të_interesit + marzh_markup_i_bankës) / 100) / Ditë_në_vit)

Swap = – (100,000 x (0 – 0.5 + 0.3) / 100) / 365 = 0.55

Pra për cdo lot EURUSD që do blejmë, dhe për cdo ditë që do mbajmë transaksionin hapur, llogaria jonë do kreditohet me svapin e normës së interesit 0.55.

Shembulli 2.

Shit 1 lot EURUSD

Swap = – (100,000 x (0.5 – 0 + 0.3) / 100) /365 = – 2.19

Pra për cdo lot EURUSD që do shesim, dhe për cdo ditë që do mbajmë transaksionin hapur, llogaria jonë do të debitohet me svapin e normës së interesit 2.19.

Leverage

Leva financiare. Ky term nënkupton shumëfishin e ekspozimit në llogarinë tuaj. Është pikërisht kjo karakteristika më tërheqëse e transaksioneve në platformat FOREX. Nëse leva financiare është 400, kjo nënkupton që për cdo 1 njësi monedhe të depozituar ju kontrolloni në platformë një vlerë 400 herë më të madhe, dhe kjo përkthehet në 400-fishimin e fitimit të transaksionit tuaj.

Kini kujdes! Vërtet leva financiare shumëfishon fitimet, por në të njëjtën mënyrë shumëfishon edhe humbjet.

Margin

Marzhi ose vlera minimale e monedhës së depozituar që kërkohet për cdo transaksion. Transaksionet me levë financiare nënkuptojnë që pjesëmarrësit në platformë duhet të ndërmarrin një angazhim minimal financiar të barabartë me vlerën e transaksionit në platformë pjestuar me levën financiare.

Marzhi duhet konsideruar si njësia minimale e kolateralit që investitori garanton për ekzekutimin e transaksioneve.

Shembulli 1:

Leva financiare: 400

Instrumenti që do tregtojmë: EUR/USD

Cmimi i EURUSD në bursë:           1.1235 në blerje                1.1232 në shitje

Volumi i transaksionit: 1 Lot = 100,000 njësi monedhe bazë (EUR)

Marzhi = 100,000 / 400 = 250 EUR marzhi, ose vlera që do të bllokohet në llogari për këtë transaksion

Shembulli 2:

Leva financiare: 400

Marzhi = 1 / 400 = 0.0025 = 0.25%

Marzhi = 100,000 x 0.25% = 250 EUR

KUJDES!

Transaksionet me levë financiare mbartin një nivel të lartë rreziku dhe nuk janë të përshtatshme për të gjithë investitorët. Mund të humbisni një pjesë ose të gjithë kapitalin e investuar, rrjedhimisht nuk është e këshillueshme të spekulloni me kapital që nuk mund të përballoni të humbisni. Para se të filloni të tregtoni lexoni me kujdes Deklaratën për Rrezikun.

Rezervo një konsultë falas

Informohu mbi llojet e llogarive dhe mundësitë që ju jep OxTrade.

Jeni rregjistruar me sukses! Do t'ju kontaktojmë së shpejti